Inspektimet janë zhvilluar në kuadër të një plani operacional në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë, siç thuhet me qëllim të verifikimit të përmbushjes së kërkesave ligjore për ushtrimin e kësaj veprimtarie.
“Gjatë ditës së parë të aksionit janë inspektuar 16 biznese, ku ndaj 6 subjekteve është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, kryesisht mungesës së pëlqimit për përmbushjen e kushteve minimale teknike, si dhe ndaj 6 bizneseve tjera janë shqiptuar gjoba për mungesën e dokumentacionit ligjor”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të planit operacional, Inspektorati do të inspektojë mbi 268 biznese të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), të cilat kanë të regjistruar kodin për ndërmjetësime tjera monetare.
“Inspektorati u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që ushtrojnë këtë veprimtari të sigurojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore, duke aplikuar për pëlqimin e kushteve minimale teknike në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si dhe duke u pajisur me licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
-
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
-
Mbyllen dy qendra masazhi në Gjakovë e një në Rahovec, shqiptohen pesë gjoba
-
Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila në Kosovë dhe shqipton 27 masa ndëshkuese
-
Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate




