Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) të premten ka mbyllur edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, gjatë aksionit të sotëm janë realizuar 14 inspektime.
“Si rezultat i kontrolleve, janë mbyllur edhe dy biznese të tjera për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë, ndërsa dy biznese janë gjobitur për mosrespektim të orarit të punës”, thuhet në njoftim.
Siç thotë njoftimi, IQMT-ja rikujton se çdo subjekt ekonomik që ushtron veprimtari në këtë sektor është i obliguar të përmbushë të gjitha kërkesat ligjore, duke siguruar pëlqimin për kushtet minimale teknike nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si dhe licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Gjashtë biznese në këtë fushë u mbyllën dje.
-
Mbyllen 6 biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
-
Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro
-
Inspektime kundër shitjes së cigareve elektronike te të miturit, shqiptohen 3 gjoba
-
Zhvillohen 20 inspektime për shitje të cigareve në afërsi të shkollave, shqiptohen gjoba