Dy të dyshuar për vjedhjen e një veture në Mitrovicë janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar, ka njoftuar Policia e Kosovës të mërkurën.
Sipas njoftimit, vetura ishte raportuar e vjedhur më 23 janar.
“Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jug Mitrovice, mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, me datën 25 janar 2022, rreth orës 12:00 kanë arritur të gjejnë veturën dhe të identifikojnë dy persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në fund bëhet e ditur se të dyshuarit F.H. 34-vjeçar dhe M.D. 33-vjeçar janë arrestuar e pas intervistimit nga njësia e hetimeve, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë”.