Dy minatorë të “Trepçës” kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në horizontin e 10-të.
Lajmin e ka konfirmuar ndërmarrja “Trepça”. Në njoftim bëhet e ditur se si pasojë e pluhurit pas shpërthimit, dy minatorët Erson Rrustemi dhe Përparim Beqiri, kanë pësuar lëndime në sy.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datë 22.11.2025 në ora 20:20 minuta punëtorët Erson Rrustemi dhe Përparim Beqiri janë lënduar në vendin e tyre të punës në horizontin X-të. Incidenti ka ndodhur gjatë fryerjes së gomës së kamionit e cila ka shpërthyer dhe PLUHURI I SAJ u ka shkaktuar lëndime në sy. Pas incidentit të dy punëtorëve iu është dhënë ndihma e parë, pastaj janë dërguar në spitalin regjional në Mitrovicë dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Tutje, thuhet se gjithashtu është njoftuar edhe inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për të bërë vlerësimin e situatës tutje.
“Trepça Sh.A. me të marrë informacionin për lëndimin e punëtorëve zyrtarisht e ka njoftuar inspektoratin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Po ashtu, është formuar Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A., i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e situatës dhe është në përgatitje të raportit zyrtar”, thuhet mes tjerash.
Ndërkohë edhe ushtruesi i detyrës së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gazmend Berisha, konfirmoi se dy minatorët morën trajtim në repartin e Oftamologjisë.
“Po, kanë marrë trajtim mjekësor në repartin e Oftalmologjisë, gjendja e tyre është stabile”, ka deklaruar Berisha, duke konfirmuar se pas tretmanit, minatorët janë liruar për në shtëpi.