Grafiti nacionalist serb “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” është shkruar në një mur në hyrje të qytetit të Zubin-Potok.
Rasti është raportuar edhe policia e Kosovës dhe është duke e hetuar.
Ai po trajtohet si nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit.
“Zubin-Potok. 30.08.2023 – 07:30. Raportohet se në hyrje të qytetit, në një mur mbrojtës është hasur një mbishkrim me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes. Është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin e Policisë.
Ky grafit në korrik të këtij vitit ishte shfaqur edhe nga tifozët e Zvezdës, “Delije”, në ndeshjen miqësore Fiorentinës në Beograd.
Mesazhi i njëjtë më herët është raportuar se është shkuar edhe në disa vende në Rusisë.
Edhe
“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, shfaqen grafite të reja në veri

Grafiti ishte shfaqaur edhe në Podgoricë.

