Në mëngjesin e të dielës janë shfaqur grafite të reja në veri të Kosovës, shkruan “Kossev”.
Në veri të Mitrovicës janë shfaqur mesazhe “Kur ushtria kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto mesazhe janë shfaqur një ditë para protestës së ftuar nga Lista Serbe të hënën e një ditë pasi që në Beograd tifozët e Crvena Zvedës para ndeshjes së basketbollit me Zhalgirisin marshuan me një mesazh. :“Shtet, ndalo emigrimin e serbëve nga Kosova!”.
Sipas “Kosovo Online” grafite të ngjashme “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë shfaqur edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.
Grafite të tilla janë shkruar me vite nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut dhe të komunave tjera në veri të Kosovës.