Grafiti serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është evidentuar sërish në veriun e Kosovës.
KOHA ka mësuar se ai është shkruar pranë një shkolle në veri, derisa ende nuk dihet se nga kush është bërë një gjë e tillë.
Mediumi ka kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se s’janë në dijeni për rastin.
Kjo nuk është hera e parë që “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shkruar në veriun e Kosovës.
Madje, një shkrim i tillë është parë edhe në Bosnjë-Hercegovinë.
Artikuj të ngjashëm
-
“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, shfaqen grafite të reja në veri
-
“Kur të kthehet ushtria në Kosovë” shkruhet në Zubin-Potok
-
Mësuesi nga Nishi gjobitet pasi mbuloi grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
-
Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri
-
Slogani nacionalist serb vendoset në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Norvegji