Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar operacionin “Fusha e kuqe”, ku përmes informacioneve në rrugë operative, ka sekuestruar 41.7 kilogramë heroinë teksa po transportoheshin me një veturë të tipit “Mercedes” në Krujë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.
“Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Rreth 18 kilogramë sasia e drogës së konfiskuar në Ferizaj, arrestohen edhe dy persona
-
Sekuestrohen 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Arrestohet 43-vjeçari nga Kosova në Krujë, i kapen 23 kg kanabis
-
Mbi 2 kg kokainë sekuestrohen nga një veturë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit