Njësitet policore kufitare në Vukovar të Kroacisë kanë ndalur një kosovar me 11 pushkë automatike në veturën e tij, me të cilën po udhëtonte drejt Zvicrës.
Siç ka shkruar “index.hr”, rasti kishte ndodhur më 31 maj në pikëkalimin Tovarnik.
dyshimet kishin lindur pas kalimit në vëzhguesin special për vetura transportuese.


Pos 11 pushkëve, në veturë kosovarit i ishte gjetur edhe municion.
Vetura ishte me tabela të Kosovës dhe shoferi është shtetas i Kosovës. Sipas raportimit, ai po udhëtonte drejt Zvicrës.
Autoritetet kanë nisur ndërmarrjen e masave ndaj tij dhe pasagjerit.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të ndaluar në Vushtrri, sekuestrohen armë dhe municione
-
Arrestohet një person në Vërmicë, i kapen armatim dhe rroba ushtarake
-
Policia has në malet e Leposaviqit një burrë me pushkë, i gjenden edhe pajisje ushtarake
-
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohen disa armë
-
Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani