Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në pikë kufitare në Vërmicë të dielën, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur sasi e armatimit si dhe rroba ushtarake pa emblema.
Policia ka njoftuar se te i dyshuari është gjetur një pushkë automatike me 3 karikatorë me 68 copa municion, një pistoletë me karikator me 20 fishekë, një pushkë ajrore me 10 fishekë, dy thika, një palë rroba ushtarake pa emblema, një maskë ushtarake, një çantë ushtarake.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE/ PKK. Vermicë 17.08.2025, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushke automatike, me 3 karikatorë me 68 copa municion, një pistoletë me karikator me 20 fishekë, një pushke ajrore me 10 fishekë, dy thika, një palë rroba ushtarake pa shenja(emblema), një maskë ushtarake, një çantë ushtarake. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.