Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kosova arreston të kërkuarin nga Interpoli për “kultivim të bimëve narkotike”

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person që kërkohej nga Interpoli nën dyshimin për “kultivim të bimëve narkotike”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

“Policia e Kosovës po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, sot më 12.10.2023, njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së, kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i”, thuhet në njoftim të Policisë.

I arrestuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia ka lavdëruar bashkëpunimin që ka me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe ka thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë.