Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen dy armë në dy ahengje në Mitrovicë e Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se në dy raste të ndryshme, ka konfiskuar dy armë në rajonin e Mitrovicës.

Njëri rast i shtënies me armë ka ndodhur në Mitrovicë dhe një tjetër në Skenderaj.

Policia ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë përdorur armët.

“Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri. Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën e 'Hekurudhës', ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacionin ku kishte aheng familjar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me katër fishekë e 13 gëzhoja. Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku pas pranimit të informatës për të shtëna, njësia policore ka identifikuar lokacionin ku kishte aheng familjar, me ç’ rast nga i dyshuari kanë konfiskuar armën dhe njëmbëdhjetë gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.