Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, sot rreth orës 11:30 ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.
Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur një furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 kg mjaltë, ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Maqedonia Veriore në Kosovë.
Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arritur të ikën, ndërsa automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.
Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ndërsa automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.
-
Kapen dy shoferë serbë që po tentonin të kontrabandonin 510 kg mjaltë në Kosovë
-
Konfiskohen 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
-
Sekuestrohen mbi 2000 kg mjaltë
-
Policia parandalon kontrabandimin e mallrave në vlerë 20 mijë euro
-
Arrestohet i dyshuari për kontrabandim të mjaltit e fasules, iu konfiskuan armë e mbi 161 mijë €