Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Komogllavë të Ferizajt, është ndaluar një furgon VË, që ishte futur në rrugët ilegale në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë kontrollit të furgonit janë gjetur 2040 kg mjaltë, vlera e të cilës sillet mbi 20 mijë euro, dy aparate të kafesë, më pas kafe, filterë të kafesë dhe gjëra tjera përcjellëse. Shuma e aparateve të kafeve sillet rreth 270 euro, ndërsa e gjërave tjera llogaritet 3333 euro.
Furgoni drejtohej nga i dyshuari SH.M., shtetas i Kosovës
“Me rast është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje. Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Kapen dy shoferë serbë që po tentonin të kontrabandonin 510 kg mjaltë në Kosovë
-
Arrestohet i dyshuari për kontrabandim të mjaltit e fasules, iu konfiskuan armë e mbi 161 mijë €
-
Dogana konfiskon mall me vlerë mbi 10 mijë euro
-
Konfiskohen 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
-
Konfiskohen 2 mijë kg mjaltë kontrabandë në Debellde