Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar.

Kjo sasi e mjaltës është gjetur gjatë kontrollit në një lokacion në Ferizaj.

“Policia e Kosovës, në këtë rast njësitet e hetuesisë të policisë kufitare vazhdojnë me luftën kundër kontrabandës, ku sot me datën 13.11.2023 në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës, kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar: 5800 x 1L kavanoza me mjaltë = 5800 kg”, thuhët në njoftim.

Mjalti thuhet se kishte qenë pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i paregjistruar. Për këtë arsye thuhet se mjalti është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Gjithashtu thuhet se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka marrë mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme.

Lidhur me këtë rast janë ndaluar dy persona.

Edhe Kapen dy shoferë serbë që po tentonin të kontrabandonin 510 kg mjaltë në Kosovë Kronikë Kapen dy shoferë serbë që po tentonin të kontrabandonin 510 kg mjaltë në Kosovë

“Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

{gallery}