510 kilogramë mjaltë janë gjetur në dy automjete me targa serbe në fshatin Kokaj të Gjilanit. Të gjitha ishin pa dokumente përcjellëse, e vlera e tyre është rreth 5,000 euro.
Policia e Kosovës ka thënë se ka pranuar informata se po bëhet kontrabandë e mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare. Pas informatave, Policia e Dogana kanë reaguar menjëherë.
“Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave të autorizuara kufitare, në fshatin Kokaj - komuna e Gjilanit janë ndaluar 2 automjete me targa serbe, me shofer shtetas serbë. Gjatë kontrollit të automjeteve në fjalë janë gjetur 20 kanta me rreth 510kg mjaltë për të cilat nuk kishte dokumente përcjellëse. Vlera e tregut është rreth 5000 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

-
Ndalohet në Bërnjak vetura me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Kapen 200 kg mish doneri në një veturë pa kurrfarë kushtesh higjienike
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia