Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale “tregti e ndaluar” dhe “kontrabandë me mallra”.
Në e Policisë thuhet se B.M. i lindur në vitin 1990, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit thuhet se policia ka gjetur, 161 mijë e 485 euro, 2 mijë e 320 franga zvicerane, 2 mijë e 300 dollarë amerikanë, 80 mijë e 850 denarë maqedonas, 696 kilogramë mjaltë, pa prejardhje, 250 kilogramë fasule, pa prejardhje, një pushkë e gjatë, një revole, një veturë dhe një telefon.
“Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës ... Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Konfiskohen 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
-
Identifikohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra kontrabandë, gjenden qindra kilogramë duhan
-
U zu me mall të kontrabanduar në Kaçanik, duke ikur aksidentoi veturën e policisë, u arrestua