Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet suspendimi i katër zyrtarëve në policinë kufitare “Veriu”

Inspektorati zhvillon operacion hetimi për policët e dyshuar për ryshfet e keqpërdorim të pozitës

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë, që të gjithë punonjës në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”.

“Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor.