Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në pikën kufitare në Vërmicë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë, për dyshim të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.
Sipas IPK-së, hetuesit kanë nisur një hetim ndaj policit në fjalë me dyshimin se ai ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar sistemin e të dhënave të Policisë së Kosovës për të verifikuar informacionet e një qytetari, pa pasur arsye zyrtare dhe jashtë detyrës së tij.
Qytetari, shtetas i Republikës së Kosovës, nuk ka qenë fare prezent në atë pikë kufitare në momentin kur është bërë verifikimi.
Dyshohet se zyrtari policor ka kërkuar të kontrollojë nëse qytetari ishte apo jo në kërkim nga policia.
IPK ka konfirmuar se pas konsultimeve me Prokurorinë Themelore në Prizren, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të ndriçuar plotësisht rrethanat e këtij rasti.
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet se keqtrajtoi një person gjatë arrestimit
-
Arrestohet një zyrtare policore, dyshohet se përdori bazën e të dhënave për regjistrimin e një shtetasi të Serbisë