Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj zyrtares komunale Sh.O., e dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Sh.O., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit dhe njëherësh kryetare e komisionit për pranimin teknik të një objekti banesor në rrugën “Villiam Voker”, dyshohet se më 25 shtator 2024 ka lëshuar certifikatën e përdorimit për këtë objekt, ndonëse kishte dijeni për tejkalimin e lejes ndërtimore nga ana e investitorit A.K., i cili kishte ndërtuar pa leje katin e tetë të objektit.
Prokuroria pretendon se me këtë veprim, e dyshuara i ka sjellë përfitim investitorit në vlerën e banesave të ndërtuara, duke dëmtuar Komunën e Prizrenit në aspektin e të hyrave nga taksat për ndërtim dhe duke cenuar panoramën urbane të qytetit.
Po ashtu, më 15 tetor 2024, Sh.O. dyshohet se, gjatë procedurës së lëshimit të lejeve ndërtimore për objektet “NN 1” dhe “NN 2”, të ndërtuara nga i njëjti investitor, ka dhënë pëlqimin për ndarjen e parcelave në mënyrë të kundërligjshme, duke lejuar ndërtimin e dy objekteve në të njëjtën parcelë kadastrale dhe duke i shkaktuar investitorit përfitim pronësor.
Zyrtarja komunale ndodhet aktualisht në ndalim 48-orësh.
-
Ngrihen 18 parcela në Prizren, kërkohet paraburgim për të dyshuarin për keqpërdorim të pozitës
-
Aktakuzë ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit për lëshim të lejes ndërtimore
-
Refuzohet kërkesa për paraburgimin e tre zyrtarëve policorë
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
-
Paraburgim edhe për pesë të dyshuar për manipulimet me vota në Prizren