Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tetë të dyshuarve për veprën “mashtrimi”.
Tetë të arrestuarit ishin kapur të enjten me dyshimin për krim kibernetik. Ata ishin arrestuar pas kontrollimit në 13 lokacione në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Vushtrri.
A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z dhe H.B. dyshohet se përmes sistemeve kompjuterike kanë komunikuar përmes e-maileve dhe telefonave me viktimat, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë mashtruar dhe më pas i kanë detyruar që përmes institucioneve mikro-financiare t’u dërgojnë para.
kr
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen nëntë persona për krime kibernetike, dyshohet se mashtruan gjermanë për t’iu dërguar para
-
Nga një muaj paraburgim për 18 të arrestuarit në rastin “Call Center”
-
Paraburgim për tetë të pandehur për pjesëmarrje në grup kriminal
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani