Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen nëntë persona për krime kibernetike, dyshohet se mashtruan gjermanë për t’iu dërguar para

Nëntë persona janë arrestuar në një aksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës, lidhur me dyshimet për krim kibernetik e mashtrim. Arrestimi i tyre ka ardhur pas kontrollimit të 13 lokacioneve në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Vushtrri. Disa prej të dyshuarve, sipas një njoftimi nga Prokuroria, janë zënë në flagrancë.

Arrestimi ka ardhur pas bashkëpunimit me autoritetet gjermane, ka bërë të ditur Prokuroria.

Të arrestuarit A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z dhe H.B. dyshohet se përmes sistemeve kompjuterike kanë komunikuar përmes e-maileve dhe telefonave me viktimat, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë mashtruar dhe më pas i kanë detyruar që përmes institucioneve mikro-financiare t’u dërgojnë para.

Gjithashtu, në cilësi të provave janë sekuestruar:

- 35 (tridhjetë e pesë) shtëpiza kompjuteri;

Edhe Kërkohet paraburgim për tetë të dyshuarit për mashtrim të gjermanëve Kronikë Kërkohet paraburgim për tetë të dyshuarit për mashtrim të gjermanëve

- 31 (tridhjetë e një) monitorë kompjuteri;

- 4 (katër) llaptopa;

- 1 (një) veturë Audi A8;

- 15 (pesëmbëdhjetë) telefona mobil;

- 5 (pesë) USB;

- 53 (pesëdhjetë e tre) CD;

- 2 (dy) revole me gaz;

- 52 (pesëdhjetë e dy) copë municion;

Edhe Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike Kronikë Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike

- Dokumentacion i ndryshëm (fletore, dorëshkrime etj.).

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa, e dyshuara me inicialet H.B., është liruar në procedurë të rregullt.