Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj tre të pandehurve, L.Q., H.L., dhe H. Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se me 20 tetor 2021, në Malishevë, në një këmbimore, tre të pandehurit L.Q., H.L., dhe H. Sh., duke qenë në dijeni se paratë janë të falsifikuara, të njëjtat i vënë në qarkullim në shumën totale prej 1900 dollarë.
I dëmtuari R.B, kishte dyshuar në falsifikimin e parave, duke lajmëruar rastin në polici.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinezë për falsifikim të parave në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim njërit prej të dyshuarve për transportimin e mbi 10 mijë eurove false
-
Në Gjakovë arrestohen shtatë të dyshuar për falsifikim të parave
-
U caktohet masa e paraburgimit 5 të dyshuarve për falsifikim të parave
-
Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave të dyshuar për falsifikim të parave