Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim njërit prej të dyshuarve për transportimin e mbi 10 mijë eurove false

paraburgim

Një muaj paraburgim i janë caktuar A.L., të dyshuarit për falsifikim të parasë, nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.L. më 13 prill në Ferizaj në bashkëkryerje edhe me të pandehurit T.L., Q.K., A.A., L.L. dhe V.F., me dashje dhe me qëllim që vetes t`i sjellin dobi të kundërligjshme pasurore, transportuan para të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë për në Republikën e Kosovës përmes pikës kufitare.

Gjykata tha se këtë e kanë bërë me qëllim që t’i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që fillimisht paratë e falsifikuara i sollën nga Maqedonia e Veriut, më pastaj i shpërndanë duke i vënë në qarkullim në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa më 13 prill, në magjistralen Ferizaj - Kaçanik, në parkingun e një restoranti, me aplikimin e masave të veçanta hetimore, i pandehuri u arrestua nga Policia e Kosovës pas shkëmbimit të shumës së parave të dyshuara si të falsifikuara prej 10.000 €.