Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Gjakovë arrestohen shtatë të dyshuar për falsifikim të parave

Shtatë persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për falsifikim të parave.

Siç është bërë e ditur përmes një komunikate, Policia ka identifikuar të dyshuarit e mundshëm dhe në orët e mbrëmjes së mërkurës, në përcjellje të të njëjtëve, në Rr “Ferid Domi” në Gjakovë, ka ndaluar vozitësin e automjetit që ishte në qarkullim, ku së bashku më të njëjtin ishte dhe një person tjetër.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit sipërfaqësor për siguri të automjetit dhe personave, në portofolin e njërit, tani të dyshuarit është gjetur një kartëmonedhë prej 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

Zyrtarët policorë në vazhdën e punës operative kanë identifikuar një grup të personave të dyshuar, kanë lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe kanë shoqëruar në stacionin policor edhe pesë persona, ku gjatë kontrollit te një i dyshuari janë gjetur edhe gjashtë bankënota në apoen nga 100 euro te cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Paratë e gjetura dhe të dyshuara për falsifikim janë konfiskuar.

Me konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit katër të dyshuarve të mitur B.P. i lindur në vitin 2005, A.P. i lindur në vitin 2005, F.G. i lindur në vitin 2005 dhe A.S. i lindur në vitin 2005, iu është caktuar masa ndalim policor prej 24 orësh. Kurse tre personave tjerë të dyshuar E.R. i lindur në vitin 2004, sh/k, K.N. i lindur në vitin 2003, sh/k dhe A.B.i lindur në vitin 1999, sh.k. iu është caktuar masa ndalim policor prej 48 orësh.