Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U caktohet masa e paraburgimit 5 të dyshuarve për falsifikim të parave

Burg

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për falsifikim të parave.

Sipas njoftimit, B.B., T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., u është caktuar paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të falsifikimit të parasë.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“I pandehuri B.B., gjatë muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të vitit 2021, në kohë të pavërtetuar në Prizren është vërtetuar se i njëjti me dashje posedon para të falsifikuara me qëllim të vënies në qarkullim të tyre si të vërteta, në atë mënyrë që përgjatë periudhës së lartpërmendur i shet të pandehurit T.P., 1,250.00 të gjitha në monedha metalike nga 2 euro, me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta, me ç ’rast i pandehuri T.P., pajtohet që t’i blejë të njëjtat për shumën e parave prej 900.00 €. Ndërsa, të pandehurit: T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës së muajit Tetor deri në fillim të muajit Nëntor të vitit 2021, në intervale të ndryshme kohore, me dashje dhe në bashkëkryerje është vërtetuar se kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, në atë mënyrë që në cilësinë e punëtorëve si kamerierë në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i pandehuri T.P., i kishte siguruar nga i pandehuri B.B., në intervale të ndryshme kohore i pandehuri T.P., ia dorëzon kolegëve të tij – këtu të pandehurve: V.Z., L.E., dhe A.P., me qëllim që të njëjtit t’i vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, ashtu që në mënyra periodike marrin nga 100 € të falsifikuara - të gjitha në monedha metalike nga 2 € dhe të njëjtat i vënë në qarkullim si të vërteta në drejtim të klientëve të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, dënimit i cili parashikohet për këtë vepër penale të pandehurit mund të ikin apo të fshihen në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes penale me qëllim të ti shmangen përgjegjësisë penale, me ç ‘rast do të pengonin zhvillimin e suksesshëm dhe përfundimin e kësaj procedure penale