Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë që u zu në flagrancë duke importuar armë

Paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Z.M., që dyshohet për import të armëve nga Serbia.

Shtetasi i Serbisë, sipas njoftimit është zënë në flagrancë duke e kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materiale plasëse’’.

Sipas Prokurorisë, armët e zjarrit janë importuar nga Serbia dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndaj Z.M. dje u caktua masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa sot Prokuroria në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit.