Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për importim e eksportim të armëve

Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit K.A. I pandehuri, dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit K.A., i dyshuar për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, nga neni 277, paragrafi 1, të KPRK-së, lidhur me veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.”, thuhet në njoftim.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata sipas njoftimit, thotë se vlerësoi që caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale.