Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy zyrtarëve policorë, V.M. dhe A.D., të dyshuar për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 qershor 2022, rreth orës 22:40, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, në bashkëkryerje e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht një person, në atë mënyrë që përderisa të pandehurit e kishin ndalur të dëmtuarin në qytetin e Fushë Kosovës për shkak të një kundërvajtje në trafik, të njëjtit i kishin marrë dokumentet dhe i kishin kërkuar që të vinte në stacionin policor, ashtu që, pasi kishte arritur në stacion, të dëmtuarin e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Të pandehurit, me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh.
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve që dyshohet se ushtruan dhunë
-
Aktakuzë dy policëve në Fushë-Kosovë, dyshohet se keqtrajtuan një qytetar
-
Arrestohen dy policë, dyshohen për keqtrajtim të një qytetari
-
Paraburgim për pesë policët në Prizren që dyshohen për keqtrajtim gjatë detyrës
-
Dy persona arrestohen në Podujevë, trajtim mjekësor marrin policët dhe të dyshuarit