Pesë zyrtarëve policorë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, të cilët u arrestuan më 26 qershor për veprat keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim i lehtë trupor.
S.H., V.K., F.K., A.P., dhe A.K., dyshohen se më 16 korrik të 2020-s, në orët e mesditës në Prizren, kishin keqtrajtuar disa persona të arrestuar nën pranga. Këto ishin dëshmuar përmes audio-incizimeve.
“Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi që me qëndrimin e tyre në liri mund të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, si dhe hetimet në këtë çështje janë në fazën fillestare dhe në vazhdim duhen të merren në pyetje të pandehurit, të dëmtuarit dhe dëshmitarët eventual dhe me qëndrimin në liri të të pandehurve të njëjtit mund të ndikojnë tek të të dëmtuarit dhe dëshmitarët, andaj Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.
-
Arrestohen pesë zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare
-
Paraburgim edhe për pesë të dyshuar për manipulimet me vota në Prizren
-
Arrestohet polici në Prizren, dyshohet për lëndim të rëndë të një personi
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy policëve, dyshohet se keqtrajtuan një person në Fushë-Kosovë
-
Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve policorë në Prizren