Kronikë e zezë

Arrestohen pesë zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare

Policia
 

Inspektorati Policor i Kosovës kishte pranuar një ankesë lidhur me pretendimet e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në një incident që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar në Prizren.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të rastit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, që kanë përfshirë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okular si dhe sigurimin e disa audio incizimeve ditëve të fundit.