Dy zyrtarë policorë, punonjës në stacionin policor të Fushë-Kosovës, janë arrestuar të enjten, ka bërë të ditur Inspektorati Policor. Sipas njoftimit, ata janë arrestuar nën dyshimin për përdorim të forcës ndaj një qytetari që ankesën e ka bërë të mërkurën.
“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot dy zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Fushë Kosovës) që ishin të përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftim.
Arrestimi është bërë me dyshimin për veprën penale “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”. Me vendim të prokurorit atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Dy persona arrestohen në Podujevë, trajtim mjekësor marrin policët dhe të dyshuarit
-
Rekomandohet suspendimi i katër policëve në Podujevë, dyshohet se keqtrajtuan dy qytetarë
-
Rekomandohet suspendimi i 2 policëve të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës
-
Arrestohen dy zyrtarë policorë në Pejë, dyshohen për marrje ryshfeti