Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin B.G. pasi ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sipas kërkesës së paraburgimit, i dyshuari besohet se në periudhën kohore në mes viteve 2018-2020, në Malishevë, pikërisht në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit për vete ose personin tjetër, dhe duke i shkaktuar dëm personit tjetër.
kësaj periudhe janë hasur parregullsi dhe shkelje ligjore në gjithsej 623 raste të regjistruara, me ç ‘rast , buxhetit të Kuvendit Komunal të Malishevës i ka shkaktuar dëm material me shumën rreth 6000 (gjashtëmijë) euro. Po ashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, i dyshuari B.G., për të përfituar për vete, përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të tij” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas prokurorisë i dyshuari B.G gjendet në ndalim nga data 08 korrik.
-
Kërkohet paraburgim për personin që falsifikoi dokumente në këmbim të parave
-
Ngrihen 18 parcela në Prizren, kërkohet paraburgim për të dyshuarin për keqpërdorim të pozitës
-
Kërkohet paraburgim për 15 kryekomisionerë në Malishevë
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që pengoi një gjyqtar në Malishevë
-
Katër zyrtarë të arrestuar në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës