Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga gjykata ndaj të pandehurit H.O., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.
Prokuroria njoftoi se më 10 shtator në Rahovec, i pandehuri H.O., me dashje ka tentuar të privojë nga jeta dy persona, të dëmtuarit N.O. dhe Z.O, duke i sulmuar me sëpatë.
“Derisa i dëmtuari N.O., ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, i pandehuri fillimisht e sulmon atë duke e gjuajtur me gurë, më pas merr sëpatën shkon në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarve, ku fillimisht dëmton automjetin e tyre, e pastaj, me sëpatë i sulmon të dy të dëmtuarit njërin pas tjetrit, duke i goditur në kokë, derisa ndërhynë vajza e të dëmtuarve, e cila arrin që të pandehurit t’ia largojë sëpatën. Si pasojë e lëndimeve e dëmtuara Z.O., rrëzohet në tokë, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Të dëmtuarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
“Gjithashtu, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, i pandehuri H.O., me dashje dëmton apo bënë të papërdorshme pasurinë e të dëmtuarit N.O., ku në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit me sëpatën që ka pasur në duart e tij, godet dhe dëmton automjetin e të dëmtuarit duke i shkaktuar dëme materiale”, thuhet më tej në njoftim.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve në Gjakovë për tentim vrasje
-
Paraburgim për personin që tentoi ta privojë nga jeta ish-bashkëshorten e tij
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
E sulmoi me thikë pas një mosmarrëveshjeje, ngrihet aktakuzë për tentim vrasje në Gjakovë