Një aksident tragjik me 4 persona të vdekur dhe dy të lënduar ka ndodhur në Tepelenë. Tri automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur rreth orës 19:00 të së dielës në “bypassin” e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti, që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Një automjet, duke ardhur në drejtimin jugor, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.
Si pasojë e aksidentit të rëndë, një prej drejtuesve të mjeteve ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk kanë mund t’u mbijetojnë plagëve.
Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore, bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut./A2news
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
-
Një i vdekur në aksidentin në Nabërgjan të Pejës, katër të tjerë lëndohen
-
Dy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Obiliq
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Katër të vdekur në një aksident tragjik afër Shkupit