Mbrëmë në pikëkalimin Vermicë/Morinë në kufirin Kosovë-Shqipëri një veturë me targa të Kosovës është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe në të cilën janë kapur mbi tre kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Burime brenda policisë kufitare, sipas RTK-së, kanë bërë të ditur se vetura e tipit VW Toureg me targa KS me të hyrë në pjesën kosovare të territorit është ndaluar nga policia. Pas kontrollit në veturë janë gjetur mbi tre kilogramë drogë e llojit marihuanë.
“Pas gjetjes është njoftuar njësiti antidrogë dhe me urdhër të prokurorit është konfiskuar vetura dhe pronarit të veturës i është shqiptuar ndalesa prej 48 orësh.
Lajmin për konfiskimin e kësaj sasie droge e ka konfirmuar edhe Nexhmi Krasniqi, nga Departamenti për Kufij në Policinë e Kosovës.

-
Gjendet kokainë në një veturë që po kalonte kufirin nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari
-
Ndalohet në Vërmicë një shtetas i huaj, i gjendet marihuanë
-
Kapen 3 kg heroinë në Fushë-Kosovë, arrestohen katër të dyshuar
-
Konfiskohen mbi tre kilogramë marihuanë në pikë kalimin kufitar Qafë të Prushit
-
Dy shtetasve të Shqipërisë u gjendet marihuanë gjatë kontrollit në kufi