Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur 3 kg drogë në Fushë-Kosovë dhe ka arrestuar katër të dyshuar.
Siç ka bërë të ditur Policia, të hënën rreth orës 11:00, është ndaluar një veturë në Fushë-Kosovë, në të cilin gjendeshin një burrë e një grua. Në veturë janë gjetur 3 kg e 64 gramë heroinë.
Ndërkohë Policia ka realizuar në lidhje me rastin edhe dy bastisje më pas, një në Fushë-Kosovë e një në Komoran, ku ka gjetur 102 gramë marihuanë, një tabletë e gjysmë ekstazi, disa grindera, një peshore, katër telefona dhe një veturë.
“Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar dy gra dhe dy burra kosovarë, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Arrestohen tre të dyshuar për narkotikë, njërit i gjenden mbi 4 kg kokainë
-
Tre të arrestuar në Fushë-Kosovë për substanca narkotike
-
Kapet marihuanë në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar