Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet marihuanë në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar

Arrestim

Foto Ilustrim

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, me dyshimin se janë kapur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

Në njoftimin policor thuhet se shitblerja e substancave narkotike është kryer të mërkurën në një kafe bar, e të dyshuarve u janë gjetur edhe 370 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave.

Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur edhe qese të mbushura me marihuanë, e bastisja është kryer edhe në banesën e njërit prej të dyshuarve.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, e rasti është iniciuar si “posedim i narkotikëve”.