Dy persona u arrestuan në Kaçanik pasi u zunë me substanca narkotike.
Të dyshuarit u hasën duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje.
Policia ka konfiskuar substancën si dhe para.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë hasur duke përgatitur substancë narkotike për shitje. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë dhe para të gatshme 295 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohen dy të dyshuar në Lipjan, iu gjetën konfiskuan 10 qese me marihuanë
-
Konfiskohen 400 gramë marihuanë, kallashnikov dhe mbi 9 mijë euro në një shtëpi në Kaçanik
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik