Mbi tre kilogramë marihuanë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën në pikën kufitare Qafë e Prushit, e cila po hynte nga Shqipëria në Kosovë përmes një automjeti të drejtuar nga A.F. i shoqëruar nga dy pasagjerë.
Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rrezikut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
“Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht te vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-marihuanë me sasi të përgjithshme: 3.452 gramë”, thuhet në njoftim.
Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.
-
Nga një muaj paraburgim tre të pandehurve që u zunë me 3.5 kg marihuanë
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar