Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të pandehurve me inicialet A.F., K.N. dhe L.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të blerjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.
Caktimi i paraburgimit u vendos të martën me kërkesë të Prokurorisë.
Sipas kërkesës, më 2 tetor 2022 rreth orës 13:30, në pikën kufitare “Qafë Prush”, të pandehurve në bagazhin e automjetit të tyre u është gjetur një thes i mbushur me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 3.452 kg.
“Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës të martën.
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim personit që iu gjetën 120 kilogramë marihuanë
-
Iu gjetën 5 kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë
-
Konfiskohen mbi tre kilogramë marihuanë në pikë kalimin kufitar Qafë të Prushit
-
Kërkohet paraburgimi i katër personave që u kapën me 2.5 kg marihuanë