Policia braziliane ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine të pastër prej 617 kg, ndërsa raportohet se si destinacion kishte Evropën. Droga nëse do të shitej në treg do të kapte shifrën e plot 9 milionë dollarëve.
Ndërkaq, në raportimet e mediave braziliane thuhet se pakot e drogës, të futura në një kabinë të dyfishtë të një kamioni mbanin logon e klubit sportiv të Elbasanit, çka shton dyshimet se lënda narkotike do të sillej në Shqipëri, shkruan “Shekulli”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLënda narkotike është zbuluar në një kamion, që udhëtonte në rrugë rurale, ndërsa janë arrestuar katër persona.
Përveç drogës, janë sekuestruar edhe kamioni dhe dy automjete tip Fiat, të cilët shërbenin për kontrollin e rrugës, teksa shoqëronin kamionin. Koordinatori i Grupit raportohet se ka qenë Nantel Col. José Nildo de Oliveira ka theksuar se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare se sa llojet e tjera të narkotikëve.