Policia në Ekuador ka gjetur gati 8.8 tonë kokainë në një dërgesë me banane që kishte destinacion Belgjikën, raporton BBC.
Komandanti i Policisë, Fausto Salinas, ka thënë se droga mund të arrinte vlerën e 330 milionë dollarëve po të arrinte te destinacioni i paraparë.
Ekuadori është bërë një prej shteteve kryesore tranzite për kokainën e prodhuar nga shtetet fqinje të saj si Peru e Kolumbi.
Vitin e kaluar, më tepër se 200 tonë kokainë janë kapur në Ekuadori, shumica prej kësaj në portin e Guayaquilit.
Pasi Ekuadori është eksportuesi më i madh i bananeve nëpër botë, trafikuesit e drogës tentojnë shpesh ta fshehin drogën nëpër banane, që më pas nisen nga porti Guayaquil për në Evropë.
Droga e kapur kishte destinacion Belgjikën.
-
Kokainë dhe banane: Pse Ekuadori mund t’i kërkojë SHBA-së ndihmë për t’i luftuar bandat
-
Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane
-
Sekuestrohen 13 tonë kokainë të fshehura mes bananesh në anijen në portin spanjoll
-
Bullgaria konfiskon 170 kilogramë kokainë të fshehur në pako bananesh
-
Kapet sasi rekord e kokainës në Ekuador