Autoritetet në Spanjë kanë sekuestruar 13 tonë kokainë në kontejner mallrash të mbushur me banane, në atë që e kanë quajtur operacionin më të madh kundër narkotikëve në vend.
Zyrtarët gjerën pako me drogë të fshehura pas frutave në një anije në portin Algeciras. Anija kishte lundruar nga Guayaquil, Ekuador, raportoi AP.
Operacioni, në bashkëpunim me policinë ekuadoriane, ndodhi muajin e kaluar dhe rezultoi në pesë bastisje dhe pesë të arrestuar.
Kompania ekuadoriane e eksportit ishte në të dhënat e policisë për histori “trafiku të paligjshëm” dhe policia po kërkon dy drejtuesit e saj.
Deri sot, sekuestrimi më i madh i drogës në Spanjë ishte 9.4 tonë më 2023, dhe 8.7 tonë pesë vjet më parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
-
Spanja sekuestron 30 tonë kokainë, kapje rekorde në Evropë
-
Narko-nëndetësja me 1.7 tonë kokainë kapet në Atlantik
-
Aksion i SPAK-ut: Tetë arrestime, 17 tonë kokainë të sekuestruara
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine