Agjentët e doganave dhe policia kombëtare e Spanjës ka konfiskuar sasinë më të madhe të kokainës në histori të shtetit.
Spanja ka sekuestruar 9.5 tonë kokainë që ishte fshehur në pakot e bananeve në një kontejner nga Ekuadori. Droga ishte fshehur në 1 mijë e 80 pako të bananeve, ka njoftuar policia spanjolle.
Para këtij aksioni, Spanja kishte kapur 8.4 tonë kokainë në vitin 2018.
Anija pritej të dërgohej në Portugali për shpërndarje të drogës në Evropë.
Autoritetet spanjolle nuk kanë arrestuar asnjë të dyshuar deri më tani.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen 13 tonë kokainë të fshehura mes bananesh në anijen në portin spanjoll
-
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
-
Spanja sekuestron 30 tonë kokainë, kapje rekorde në Evropë
-
Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane
-
Autoritetet greke konfiskojnë 35 kilogramë kokainë të fshehur në kontejner bananesh