Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës

Dogana e Kosovës i ka identifikuar tri barnatore në Prishtinë me mallra të kontrabandaura, pa banderola dhe të fshehura.

Aksioni në pesë lokacione të ndara është kryer gjatë së enjtes, derisa Dogana ka njoftuar se janë gjetur mbi 350 lloje të ndryshme të medikamenteve.

Mallraat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe kanë nisur procese ligjore ndaj të përfshirëve në këtë veprimtari të paligjshme.

“Bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësit e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar”, thuhet në njoftimin zyrtar.