Një person është arrestuar pasi ka kanosur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi më 7 janar përmes rrjeteve sociale ka thënë se i dyshuari ka kanosur Kurtin.
I dyshuari është identifikuar në Zveçan. Ai është dërguar në mbajtje.
“Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet personi që dyshohet se e kanosi kryeministrin
-
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për kanosje ndaj Albin Kurtit
-
Arrestohet i dyshuari për kanosje të kryeministrit Kurti
-
Arrestohet një person në Prishtinë, postoi në rrjete sociale koment me përmbajtje kërcënuese
-
Dënohet me gjashtë muaj burgim personi që e kanosi kryeministrin