Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kamioni me beton godet për vdekje një 55-vjeçare në Prizren

shiriti i Policisë

FOTO: Ilustrim

Një kamion me beton të enjten ka goditur një këmbësore 55-vjeçare në lagjen “Lakuriq” në Prizren, duke e lënë të vdekur në vend, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas të dhënave fillestare, kamioni ishte duke lëvizur afër punishtes dhe nuk e ka vërejtur këmbësoren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor.