Një person i mitur, shtetas i Shqipërisë, është ndaluar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.
Sipas njoftimit të PK-së, i njëjti është ndaluar nga autoritetet në fshatin Krushevë të Dragashit, gjatë së dielës, rreth orës 13:00.
“Fsh. Krushevë, Dragash, 13.03.2022-13:00. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull (i mitur) shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri- R. Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është depërtuar për në Shqipëri.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të mitur ndalohen për kalim ilegal të kufirit
-
Kapen dy të mitur pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura
-
Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë, dyshohet për sulm ndaj bashkëmoshatarit
-
Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë që kaloi kufirin ilegalisht përmes rrugëve malore