Dy të mitur janë ndaluar në Kosovë për kalim ilegal të kufirit gjatë 24 orëve të fundit.
Në fshatin Krushevc të Dragashit të hënën është ndaluar një shtetas i Shqipërisë, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Ai është deportuar përmes pikës kufitare të Vërmicës, me vendim të prokurorit.
Ndërkohë në fshatin Banjë të Zubin Potokut, është ndaluar një i mitur kosovar, i cili me motoçikletë përmes rrugëve alternative kishte kaluar kufirin Serbi – Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: dy telefona, një radiolidhje.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
I mituri nga Shqipëria kapet duke kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën
-
Kapen dy të mitur pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin
-
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
-
Arrestohen dy shtetas serbë në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
-
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia